Sport

Argjent Mustafa: Do të japim maksimumin kundër Llapit

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Skuadra e Drenicës e pret Llapin në stadiumin “Bajram Aliu” në Skënderaj,në kuadër të javës së 2-të në IPKO Superligën e Kosovës.

Para kësaj sfide tejet të rëndësishme ka folur ekskluzivisht për BlicMedia, futbollisti i skuadrës së Drenicës, Argjent Mustafa i cili këtë edicion u transferuar te skuadra kuq e zi nga Flamurtari i Vlorës.

Mustafa ka deklaruar se atmosfera në klub është e mirë dhe synimi i Drenicës është fitorja në këtë përballje.

“Do të jetë një ndeshje e fortë. Ne do të japim maksimumin që në këtë ndeshje të shënojmë fitore”, ka deklaruar për BlicMedia, Argjent Mustafa.

Drenica dhe Llapi luhet nesër (e premtë) nga ora 17:00. /BlicMedia.net

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv