Sport

Argjend Hyseni, talenti i ri i futbollit që po kërkohet nga disa klube austriake

Nga viti 2015 ai u transferua ne ekipin tjetër të qytetit Asko Donau.

Argjendi mban numrin 10 në fanellë, dhe deri tash me ekipin Asko Donau, ka shënuar 53 gola.

Në vitin 2018, bashkë me ekipin e tij janë shpallur kampion në Austri.

Ai luan në pozitën e mesfushorit dhe deri tani ka marrë disa mirënjohje si lojtar i dalluar, në garat të cilat janë mbajtur në vendin ku ai jeton.

Talenti i Argjendit dhe golat e tij të shënuara kanë bërë që shumë ekipe austriake ta kërkojnë atë.

Dëshira e tij e madhe është të bëhet pjesë e Dardanëve.

“Ëndrroj gjithmonë të luaj me fanellën e kombëtares së Kosovës. E dua Kosovë, e dua ekipin dhe shpresoj që një ditë të luajmë së bashku e ta bëjmë Kosovën kampion Evropian”, tha Argjendi për Insportin.

Postime të ngjajshme
Sport

SUPERKUPA LIVE: Prishtina – Drita

Sport

Ballkani përballet me gjigantin ukrainas në Antalia

Sport

Drita dhe Prishtina përballen në Turqi, luhet për trofeun e parë të vitit

Sport

Bekim Balaj ndëshkohet me karton të kuq vetëm pesë minuta pasi u inkuadrua në derbin austriak