Lajme

Ardian Gjini përplaset me Imer Mushkolajn

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini është përplasur me analistin Imer Mushkolaj për shkak të deklaratave të Haradinajt në Kuvend kundër Kurtit.

Gjini ka thënë në “Debat Plus” se pyetja e Haradinajt në adresë të Kurtit ishte bërë për shkak të deklaratave të Kurtit në Bruksel në lidhje me kriminelët e luftës në Ballkan.

“Kush e ka vërtetuar në Kosovë se njerëzit në institucione janë kriminelë. Parimisht është në rregull të thuhet se në institucione nuk duhet të ketë kriminelë. Etiketimi i zotit Haradinaj për Kurtin është shumë i ulët. Tek e fundit AAK ka bashkëpunuar me Kurtin. Pse bashkëpunuat ju me Kurtin nëse ai ka qenë spiun. Ne i kemi disa institucione që do të ishte dashur bëjë verifikimin e kryeministrit”, ka replikuar Mushkolaj ndaj Gjinit.

“Nëse një kryeministër i vendit tim deklaron se partitë politike në Ballkan duhet të pastrohen nga kriminelët e luftës, ai duhet të tregojë se kush janë ata kriminelë të luftës. Ka njerëz në Kosovë që janë përballur me akuza për krime lufte dhe janë liruar si të pafajshëm. Ku po e di Kurti që në partitë politike në Kosovë ka kriminelë të luftës”, ka thënë Gjini

“E ju ku po e dini” i është përgjigjur Mushkolaj Gjinit, duke i thënë të dytit të AAK-së se po paragjykon.

Mushkolaj njihet për debatet e tij të ashpra me politikanët që ftohen në debate televizive.

Postime të ngjajshme
Lajme

Policia e gjobit me 150 euro, 24-vjeçarin që tejkaloi në vijë të plotë

Lajme

Temperaturat e larta, IKSHPK del me apel për qytetarët

Lajme

Tjetër çudi e radhës nga Shqipëria: Pronarja e hotelit s’i lë të ikin çiftin nga hoteli, shtrihet përpara makinës

Lajme

Vendos Qeveria: Ja deri në sa ora do të lejohen mbrëmjet e Maturës