Sport

Ardhja e Ronaldos ndikoi fuqishëm në rritjen e shpenzimeve të Manchester United

Juventusi e shiti Cristiano Ronaldon te Manchester United dhe ylli portugez pothuajse i vetëm rriti faturën e shpenzimeve për paga në “Old Trafford” me mbi 20 për qind.

Sipas gazetës “The Mirror”, CR7 fiton 550,000 funte në javë dhe kjo është arsyeja kryesore për një rritje të madhe të shpenzimeve të klubit për paga.

Me ardhjen e tij si dhe me nënshkrimet e Raphael Varane, Jadon Sancho dhe Tom Heaton, fatura e pagave të Manchester United është rritur në pothuajse 1.3 milion funte në javë përcjellë KosovaPress.

Kjo është një rritje prej 23.1 për qind krahasuar me shumën që klubi paguante për paga në të njëjtën kohë të vitit të kaluar.

Ronaldo ishte lojtari më i paguar në historinë e Serie A me një kontratë prej 30 milionë eurosh në sezon me Juventusin.

Tani ai është edhe lojtari më i paguar në historinë e Premierligës, për shkak të kontratës te Manchester United.

36-vjeçari ka pasur një ndikim në fushë si dhe jashtë saj që kur u kthyer në “Old Trafford”, pasi ai shënoi nëntë gola në 12 ndeshje për Manchester United këtë sezon midis Premier Ligës dhe Ligës së Kampionëve.

Related posts
Sport

Këto janë skuadrat e kualifikuara në raundin eliminues në Ligën e Kampionëve

Sport

Barcelona nuk ia del në “Allianz Arena”, mposhtet nga Barcelona

Sport

Futbollisti i Dritës pritet të operohet, luajti 60 minuta me dorë të thyer ndaj Prishtinës

Sport

Barcelona pëson edhe golin e tretë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *