Sport

Arbnor Morina: Viti që po e lëmë pas ishte i vështirë

Viti 2020 që po e lëmë pas ka qenë shumë i rëndë në të gjitha sferat e jetës, për shkak të pandemisë me COVID-19 e cila ka kapluar botën, shkruan “Zeri.info”.

Me këtë rast, është prekur jo pak edhe sporti vendor që është përballur me probleme financiare në shumë klube, por edhe në aspekte të tjera.

Trajneri i mirënjohur kosovar, Arbnor Morina që aktualisht ka “timonin” e Arbërisë ka folur në një bisedë për “Zeri.info” duke e cilësuar vitin 2020 si një vit të vështirë për të gjithë.

“Një vit i vështirë për të gjithë njerëzit. Duke e marrë parasysh që kohën më të gjatë e kaluam duke vepruar në kohën e pandemisë globale, e cila e ka luhatur njerëzimin mbarë”, ka thënë fillimisht Morina.

Trajneri i “kuqezinjve” ka potencuar se futbolli gjatë këtij viti ka ekzistuar në gjendje jo normale, e ku kjo ka bërë që të mos ketë publik në shkallët e stadiumeve kosovare.

“Një jetë fryme ku edhe futbolli ka vepruar dhe ekzistuar në kushte të jashtëzakonshme dhe mbi të gjitha pa publik, e që në fakt janë pjesë përbërëse e pazëvendësueshme e futbollit”, ka shtuar ai mes të tjerash.

Për fund, Arbnor Morina ka pasur një urim qytetarët dhe futbollistët për vitin që tashmë po hyjmë.

“Të gjithë qytetarëve ju dëshiroj së pari shëndet dhe prosperitet ekonomik i cili është bërë e nevojshme më tepër se kurdoherë. Futbollistëve ju deshiroj shëndet , mos të kenë lëndime dhe të shfaqin tërë potencialin e tyre njerëzorë dhe sportiv dhe të arrijnë atë çka e synojnë. Gezuar”, përfundoi Arbnor Morina.

Ndryshe, skuadra e Arbërisë që është inkuadruar këtë edicion në elitën e futbollit kosovar ka qenë një nga befasitë më të këndshme të kampionatit.

Arbëria e ka mbyllur stinorin vjeshtor në Superligën e Kosovës në futboll në pozitën e gjashtë me 21 pikë.

Postime të ngjajshme
Sport

Portieri francez dhe Ballkani i ndajnë rrugët!

Sport

Vllaznimi kthehet fuqishëm, nesër miqësore me rivalin e Superligës

Sport

Tifozët e skuadrës së madhe shqiptare reagojnë ashpër ndaj presidentit të klubit

Sport

Mirel Josa kthehet përsëri, do ta drejtoj skuadrën e madhe