Sport

Arbnor Morina tregon pse Arbëria transferoi futbollistë nga jashtë vendit, befason me synimet e këtij sezoni

KF Arbëria është përforcuar me katër futbollistë deri në këto momente.

Skuadra nga Dobraja e Lipjanit, i nis nesër përgatitjet për stinorin pranveror, teksa pas disa ditësh në Kosovë do të udhëtojnë edhe drejt Antalyas.

Në një bisedë me “Kohën”, Morina tregon edhe objektivat e skuadrës.

“Përforcimet janë jashtë Kosovës. I kemi realizuar për shkak të kontratave të futbollistëve në Kosovë që kanë me klubet e tyre. Fazën përgatitore do ta fillojmë më 5 janar në Kosovë. Nëse gjithçka është në rregull me pandeminë, më 15 janar do të udhëtojnë drejt Antalyas së Turqisë për fazën përgatitore, në mënyrë që të jemi sa më të përgatitur për stinorin pranveror”, tha Morina.

I pari i shtabit teknik te Arbëria theksoi se synimet i kanë të qarta, të mbesin në Superligën e Kosovës në futboll. Morina nuk e fsheh synimin që ka në Kupë, e ku shpreson që të arrijë deri në finale.

“Qëllimi është që të krijojnë një ekip stabil dhe të mbetemi në Superligën e Kosovës në futboll. Ndërkaq, në Kupë, synojmë që të shkojmë sa më lart që të jetë e mundur, pse jo të luajmë edhe në finale të Kupës”, u shpreh Morina.

Arbëria ka kaluar raundin e parë në Kupën e Kosovës pasi triumfoi ndaj Ramiz Sadikut, teksa në Superligë gjysmën e parë sezonale e ka përfunduar në pozitën e gjashtë në tabelë.

Postime të ngjajshme
Sport

Ylli i Real Madridit sot kompleton transferimin e tij te Arsenali

Sport

Vdesin 4 futbollistë dhe presidenti i klubit pas rrëzimit të aeroplanit

Sport

Gazeta spanjolle tregon se ku do zhvillohet ndeshja mes Spanjës dhe Kosovës

Sport

Pamja e re befasuese e Ibrahimovicit: Shaka apo e vërtetë?