Sport

Arbnor Morina tregon gabimin që ka bërë pas humbjes nga Prishtina

Arbëria ka humbur takimin e sotëm kundër Prishtinës.

Pas këtij takimi ka folur edhe numri një i shtabit të Arbërisë, Arbnor Morina i cili pranoi se përgjgjësia i takon atij për këtë disfatë.

“Gjithçka shkoi keq nga fillimi i ndeshjes deri në mbarimin e saj. Nuk ishim në gjendje për të reaguar pas çdo goli të pësuar dhe kjo edhe falë paraqitjes së Prishtinës, e cila e dominoi ndeshjen dhe me shumë meritë e fitoi atë. Në skuadrën tonë nuk funksionoi asgjë, munguan shumë elemente të cilat më së miri e përkufizon rezultati final i ndeshjes. Ndoshta është dështim i imi sepse kam gabuar në përzgjedhjen e futbollistëve, ose ndoshta edhe në taktikën e ndeshjes”, theksoi Morina për “Art Sport”.

Ndeshja mes Arbërisë dhe Prishtinës ka përfunduar me rezultatin 0-4.

Leonit Abazi ka realizuar dy gola, nga një e kanë shtuar edhe Leotrim Kryeziu dhe Besnik Krasniqi.

Postime të ngjajshme
Sport

Superliga e Kosovës: Kjo është lista e golashënuesëve pas 22 xhirove

Sport

Komisioni për Ankesa shqyrton shkresën e Drenicës, ky është vendimi i marrë!

Sport

FC Prishtina – Llapi kryendeshja e javës së 23-të

Sport

Fjalë të pakta, por me shumë kuptim… Ja çfarë thotë Klodian Duro pas fitores së Feronikelit