Sport

Arbnor Morina dënohet nga FFK

KF Arbëria në dy ndeshjet e radhës do të jetë pa kryetrajnerin, Arbnor Morinën, shkruan Zeri.info.

Komisioni disiplinor i shkallës së parë në mbledhjen e mbajtur me datë 23.04.2021 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së 29-të të Superligës mori vendim që:

“Kryetrajneri i KF Arbëria, Arbnor Morina, ID nr.001903M64, për reagime në vendimet e gjyqtarit kryesor dhe akuza ndaj të njëjtit për dëmtim në ndeshjen e stinorit vjeshtor (Arbëria – Ballkani), gjatë ndeshjes së javës së 29-të Prishtina – Arbëria i cili ndëshkohet me karton të kuq direkt. Bazuar në nenin 39, paragrafi 3 të Rregullores disiplinore:

DËNOHET me dy ndeshje zyrtare të organizuara nga FFK”.

Kësisoj, Arbnor Morina nuk do ta udhëheq skuadrën e Arbërisë në dy ndeshjet e radhës.

Postime të ngjajshme
Sport

Armend Dallku: Gjynah që këta djem të trajtohen ashtu, më vjen keq se si u arbitrua ndeshja

Sport

Kjo është deklarata e Batatinës pas triumfit në Kupën e Kosovës

Sport

Munishi uron Llapin dhe lavdëron Dukagjinin për ‘luftën dhe angazhimin’

Sport

Dukagjini – Llapi: Kjo skuadër rrëmben trofeun e Kupës së Kosovës