LajmeSport

Arbitri shqiptar hero, shpëton nga mbytja 3 pushues nga Kosova në Shëngjin

Një arbitër i Kategorisë së Parë ka bërë heroin ditën e djeshme duke parandaluar nga mbytja në det një familje me 3 anëtarë në plazhin e Shëngjinit.

Familja nga Kosova ka hasur vështirësi në det dhe aty është gjendur arbitri Bekris Dragusha i cili në verë punon vrojtues plazhi pranë vendlindjes së tij në Shkodër.

Dragusha ka ndërhyrë menjëherë së bashku me shokun tjetër Luçjano Marku duke shpëtuar babin me 3 vajzat.

Lajmi u bë i ditur nga Federata Shqiptare e Vrojtuesve të Plazhit në ‘’Facebook’’ duke dhënë dhe lajmin e mirë për shpëtimin e 3 jetëve.

https://www.facebook.com/vrojtuesiteplazhit/posts/1248916908871653

Nje akt heroik kane kryer sot Vrojtuesit e Plazhit ne Shengjin. @lucjano_marku dhe @bekris_dragusha me shume guxim kane shmangur nje tragjedi te vertete. Tre pjestare te nje familje nga Ferizaj i Kosoves, babai dhe dy vajzat e tij adoleshente kane rrezikuar jeten. Ne momentin kur 3 te rrezikuarit po luftonin me rrymat e krijuara nga dallget e medha, me shume profesionalizem Luçjano dhe Bekrisi kane nderhyre dhe i kane transportuar te rrezikuarit me ne thellesi deri ne kufirin e lejuar per notim. Djemte tregojne se kane zgjidhur tapat kufizuese dhe kane ndihmuar te rrezikuarit te mbahen ne to. Me udhezimet e Vrojtuesve, stafi i sigurise se Princ Adriatik Resort te ndihmuar edhe nga pushuesit jane lidhur dore me dore per ti kaluar atyre litarin e rulit statik te Vrojtuesit. Fale Zotit 🙏 te 3 te rrezikuarit jane nxjerre ne breg dhe gezojne shendet te plote. VROJTUESIT E PLAZHIT SHPETOJNE JETE!
FREKUENTONI PLAZHET ME VROJTUES!

Postime të ngjajshme
Lajme

‘Amerika merr në dorë komplet situatën’

LajmeSport

Joshua - Usyk, këtu mund ta shikoni "LIVE" meçin!

Lajme

U mbajt mbledhja e Këshillit të Sigurisë së Kosovës, ja për çfarë u diskutua

Lajme

Tragjike: Vetura del nga rruga dhe bie në lumë, një i vdekur dhe dy të lënduar