
Është zhvilluar edhe një ndeshje tjetër kontrolluese në futbollin kosovar.
Klubi Futbollistik “Arbëria” është përballur me skuadrën e madhe kosovare, KF Vëllaznimi, shkruan Gazetasheshi.com
Kjo ndeshje ka përfunduar në të mirë të Arbërisë të cilët triumfuan me rezultat të pastër 2-0.
Golat për skuadrën e Arbnor Morinës i ka realizuar transferimi i fundit Marclei Cesar që së fundmi kishte mbrojtur ngjyrat e Feronikelit.
Ndeshja është zhvilluar në Shkugës.
Kujtojmë që skuadra e Arbërisë sezonin pranveror e hap me ndeshjen në kuadër të Kupës së Kosovës kundër Feronikelit.