Sport

Arbëria të pakënaqur me ndarjen e drejtësisë

Klubi Futbollistik “Arbëria” nuk ka arritur me shumë se një barazim në përballjen me Flamurtarin, në ndeshjen e parë hapëse të Ligës së Parë në Grupin B, shkruan Gazetasheshi.com.

Ndeshja e cila është zhvilluar në Shtime, ka përfunduar me rezultat të barabartë 1:1. Mirëpo dobrajasit nuk janë ndarë aspak të kënaqur me ndarjen e drejtësisë, gjë që kanë reaguar edhe me anë të një njoftimi në rrjetin e tyre socal.

Stuhia e Kuqe kanë theksuar se nuk është rastësi kjo pasi që edhe në Superligë e i ka ndodhur e njëjta gjë por që nuk kanë reaguar. Ekipi nga Dobraja nder tjera ka thënë se kjo nuk është hera e parë, pasi edhe në Superligë janë dëmtuar katër herë por që kanë gjetur heshtjen para asaj të reagimit.

Klubi i Arbërisë tutje kanë shtuar se shprehin keqardhje për veprimet e këtyre individëve të porositur dashakeq, ku me veprimet e tyre dëmtojnë klubet.

REAGIM:

Vazhdon dëmtimi i KF ARBËRIA edhe në Ligën e parë, përsëri pikë të humbura nga arbitrimi!

Sot në ndeshjen e javës së I-rë në Viva Fresh Liga e parë e Kosovës në futboll, në mes të Arbërisë dhe Flamurtarit, ekipi i jonë u dëmtua në disa raste.

Nuk mund të quhet rastësi që klubi jonë të humbet përsëri pikë në të njejtën mënyrë, si në Superligë e ku nga arbitrimi skandaloz edhe pësuam ramje në Ligën e parë.

Theksojmë qartazi që ne si klub ndjehemi thellësisht të dëmtuar, jo vetem në këtë ndeshje, por edhe në më së paku edhe katër ndeshje të kaluara në Superligë, për të cilat kemi heshtur pa reaguar, duke lënë këtë në dorë të institucioneve përkatëse, dhe duke u munduar të mos bëhemi ekip protagonist i ankesave.

Sot aksionet tona u ndërprenë nga referi kryesor “i ndihmuar” nga referi anësor i cili e mbante flamurin ngritur pa qenë fare lojtarët tonë në pozicion jasht loje. Po të njejtit nuk pritonin që të referonin sa më shumë faulle rreth zonës së rreptësisë me qëllim që rezultati të ndikohet nga arbitrimi se nga loja u pa qart që ishte e pamundur për të nxjerrë rezultat të knaqshëm nga KF Flamurtari.

Këta “protagonist të barazimit” (refererët) i mbyllën sytë edhe në minutën e ’89 kur ndaj Labinot Ibrahimi u bë qartazi penallti. Të njejtit nuk pritonin që lojtarët tonë t’i zverdhnin me kartonë, gjë e cila nuk ndodhi edhe për lojtarët e ekipës tjetër.

KF ARBËRIA përmes këtij reagimi shpreh keqardhjen ndajë këtyre individëve të porositur e dashakeq të sportit, të cilët me veprimet e tyre favorizojn përkatësisht dëmtojn klubeve sipas porosisë.

I bëjmë thirrje Federatës së Futbollit të Kosovës dhe Institucioneve përkatëse që të mos heshtin ndajë dukurive të tilla që po e prishin rënd imazhin e futbollit Kosovar.

Postime të ngjajshme
Sport

Shkëlqen Asensio, Real Madridi mposht bindshëm Mallorcën

Sport

Ronaldo kalon Messin si futbollisti më i paguar

Sport

Valon Berisha publikon pamje të rënda të këmbës pas lëndimit

Sport

Lyoni triumfon me përmbysje ndaj Troyes, kjo është nota e Shaqirit pas golit të shënuar