Sport

Arbëria prezanton transferimin më të ri

Fidan Gërbeshi, është bërë futbollisti më i ri i Arbërisë, shkruan Gazetasheshi.com.

Lajmin e ka komunikuar vetë skuadra, duke bërë të ditur se kanë arritur marrëveshje me Gërbeshin dhe kanë rinovuar bashkëpunimin me Labinot Ibrahimin.

Të dy futbollistët kanë firmosur kontratën e re, ku do t’i mbaj që të dy për sezonin e ri në Ligën e Parë.

Postimi i plotë:

KF Arbëria ka arritur marrëveshje me dy qendërmbrojtësit Lipjanas, Labinot Ibrahimi dhe Fidan Gërbeshi.

Labinot Ibrahimi për shumë vite ka luajtur në Superligën e Kosovës dhe në Superioren e Shqipërisë. Në sezonin e fundit ka luajtur tek KF Arbëria ku edhe do të vazhdojë stinorin e ri.

Fidan Gërbeshi për shumë vite ka luajtur në Superligën e Kosovës. Në sezonin e fundit ka luajtur tek FC Drita.

“Stuhia e Kuqe” ndeshjen e parë në sezonin e ri do e nis përball Flamurtarit.

Postime të ngjajshme
Sport

Zyrtare: Ky do të jetë kundërshtari i Prishtinës në “play-off” nëse e kalon Bodo Glimtin

Sport

Përfundoi aventurën me Ukrainën, zbulohet pse u largua Andriy Shevchenko

Sport

Shkëndija emëron trajnerin e ri

Sport

Ballkani ‘befasohet’ në Turqi, takohet me drejtuesit e klubit të njohur