Sport

Arbëria pret oferta për Kryeziun, zbulohet edhe një kundërshtar tjetër për ndeshje miqësore

KF Arbëria ndonëse ekip nga një vend i vogël dhe për herë të parë në Superligë, aktualisht është kryefjala e futbollit kosovar, shkruan Gazeta Olle.

Shumë zhurmë nga të gjitha anët për klubin kuqezi që është stabilizuar menjëher në elitën e futbollit vendor.

Skuadra tregoi seriozitetin me vendimin për të dërguar futbollistët në përgatitje në Antalya, gjë që nuk pritej nga një skuadër debutuese në Superligë, teksa zhurmë të madhe aktualisht ka edhe interesimi i skuadrave jashtë vendit për Almir Kryeziun.

Dje u raportua se Kryeziu është në radarin e skuadrave të ndryshme nga Belgjika, Turqia e Zvicra të cilat do të dërgojnë skaut në Antalya, aty ku “Stuhia e Kuqe” do të ndeshet me gjigantët rus, Akhmat Grozny.

Në një bisedë me “Olle”, Drejtori Sportiv i Arbërisë, Labinot Gashi tregoi se akoma asnjë ofertë zyrtare nuk ka ardhur në drejtim të tyre për 22 vjeçarin e rrezikshëm, teksa zbuloi edhe një kundërshtar tjetër.

“Në këto momente jemi më shumë të fokusuar tek përgatitjet dhe kampionati, por nëse na vijnë oferta konkrete dhe zyrtare si për Almirin e edhe për futbollistët e tjerë, ne padyshim do të jemi të hapur për diskutime”

“Kemi planifikuar më shumë ndeshje miqësore dhe jo vetëm një, së pari do të luajmë kundër Akhmat Groznyt teksa më pas do të kemi edhe dy ose tre duele të tjera, prej të cilave do të ballafaqohemi edhe me Minja FC nga Superliga e Ukrainës dhe një skuadre tjetër nga Liga e Parë Ruse” – tha Gashi për “Olle”.

Arbëria e ka mbyllur me sukses stinorin vjeshtor, teksa u rendit e gjashta në tabelë dhe nga shumëkush u vlerësua si surpriza e këndshme e sezonit.

Postime të ngjajshme
Sport

Llapi fiton takimin e parë në Antalya

Sport

Historike: Ky është futbollisti i parë që transferohet përmes monedhës virtuale Bitcoin

Sport

Zbulohet paga e majme mujore e sulmuesit finlandez të Tiranës

Sport

Futbollisti kosovar do të takohet me Papa Françeskun