
Arbëria e Dobrajës po vazhdon ndeshjet miqësore para fillimit të edicionit.
Kuqezinjtë kanë kryer fazën përgatitore në Antalya të Turqisë ku kanë zhvilluar edhe disa miqësore.
Por edhe pas rikthimit në Kosovë, ekipi i drejtuar nga Arbnor Morina po luan ndeshje kontrolluese.
Edhe për ditën e enjte, Arbëria ka paralajmëruar takimin e radhës miqësor, ku do të përballet me skuadrën e madhe kosovare Vëllaznimi.
Dueli miqësor mes dy skuadrave kuqezi do të luhet në Shkugëz me fillim nga ora 13:00.