Sport

Arbëria nuk dorëzohet në luftën për mbijetesë, Drenica siguron një pikë në sekondat e fundit

Superliga e Kosovës në futboll sot (e shtunë) ka në program dy ndeshje të vlefshme për javën e 30-të.

Në elitën e futbollit kosovar do zhvillohen dy takime të skuadrave që do të luftojnë për të mos rënë nga liga.

Drenica është nikoqire e Feronikelit në stadiumin “Bajram Aliu” me fillim nga ora 15:00.

Ndeshje që do mund të jetë përcaktuese për njërën skuadër nëse i fiton pikët e plota për të siguruar sa më parë mbijetesën.

Me fillim nga ora 15:00, zhvillohet edhe ndeshja tjetër midis Arbërisë që është e parafundit në tabelë, do të ballafaqohet me Besën, që tashmë edhe automatikisht ka rënë nga liga.

Gazeta Olle si gjithmonë do të ju mbajë të informuar për këto ndeshje.

LIVE Drenica – Feronikeli 1-1

-Përfundon ndeshja.

90′ GOOOL: Kreshnik Uka (Dre) gjuan nga ndërprerja dhe realizon një super gol të bukur për ta barazuar rezultatin, 1-1.

80′ Përparim Islami (Fer) ndëshkohet me karton të verdhë edhe pse ndodhet jashtë fushës së lojës, pasi që po kryente ngrohjen afër vijave të fushës.

77′ Zëvendësim te Drenica: Marko Milickovic inkuadrohet në vend të Adem Maliqit.

69′ Marko Simonovski (Fer) ndëshkohet me karton të verdhë për shkak të ndërhyrjes ndaj mbrojtësit Eglentin Gjoni.

66′ Zëvendësim te Drenica: Qemail Elshani inkuadrohet në vend të Baton Zabërgjës.

52′ Zëvendësim te Drenica: Dos Santos Silva inkuadrohet në vend të Donald Rapos.

46′ Fillon pjesa e dytë

-Përfundon pjesa e parë.

32′ Granit Jashari (Dre) gjuan nga afërsia, por intervenon Albert Dabiqaj për të shpëtuar gol të sigurtë.

28′ Zëvendësim te Drenica: Dardan Rogova inkuadrohet në vend të Gentrit Ullurit.

22′ Da Silva (Fer) provon goditjen e tij nga ndërprerja, por devijon ‘gardiani’ Arion Ymeri.

18′ Besmir Bojku (Fer) ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrje ndaj Besfort Derevishajt.

11′ Da Silva (Fer) i vjedh topin Behar Ramadanit afër zonës dhe gjuan me të djathtën, por topi shkon fare pranë shtyllës pingule.

01′ GOOOL: Marko Simonovski (Fer) përfiton nga një pasim i Jean Da Silvës brenda zonës dhe realizon në portën e Arion Ymerit, 0-1.

-Fillon ndeshja.

Formacionet zyrtare:

Drenica: Ymeri, Dumani, Ulluri, Gjoni, Frashëri, Jashari, Dervishaj, Ramadani, Uka, Rapo, Zabergja.

Feronikeli: Smakiqi, Loshi, Lladrovci, Thaqi, Hoxha, Malaj, Bojku, Dabiqaj, Da Silva, Maliqi, Simonovski.

LIVE Arbëria – Besa 2-1

-Përfundon ndeshja.

85′ GOOOL: Hysen Bytyqi (Arb) e dërgon topin drejt rrjetës pas asistimit nga krahu të Ermir Lekajt, 2-1.

75′ Agon Xhaka (Bes) gjuan me të majtën, por topi shkon fare pranë pingules së Donat Kaçiut.

73′ Zëvendësime te Besa: Guri Hana dhe Erjon Morina inkuadrohen në vend të Bekim Maliqit dhe Ardi Ajdinit.

66′ Leotrim Krasniqi, kryetrajner i Besës ndëshkohet me karton të verdhë për shkak të protestave.

66′ Protesta të mëdha nga ana e pejanëve për shkak se pretendojnë një faull në mesin e fushës.

65′ GOOOL: Marclei Santos (Arb) shmanget bukur brenda zonës nga mbrojtja vendase dhe e dërgon topin drejt rrjetës, 1-1.

60′ Visar Haxhijaj (Bes) ndëshkohet për shkak të vonesës së lojës.

57′ Almir Kryeziu (Arb) ndëshkohet për shkak të protestave.

57′ Bekim Maliqi (Bes) ndëshkohet për shkak të një ndërhyrje në Çlirim Avdullit.

51′ GOOOL: Etnik Brruti (Bes) gjuan me kokë pas harkimit të Gentrit Salihut dhe realizon për ta zhbllokuar rezultatin, 0-1.

46′ Fillon pjesa e dytë.

-Përfundon pjesa e parë.

33′ Gentrit Salihu (Bes) ndëshkohet me karton të verdhë.

26′ Almir Kryeziu (Arb) gjuan nga afërsia, por goditjen e tij e pret fillimisht ‘gardiani’ Visar Haxhijaj, teksa më pas përplaset për traverse, por nuk përfundon në rrjetë.

20′ Gentrit Salihu (Bes) provon goditjen nga distanca, por intervenon në mënyrë fantastike Donat Kaçiu.

17′ Marclei Santos (Arb) gjuan brenda zonës, por pret ‘gardiani’ Visar Haxhijaj.

-Fillon ndeshja.

Formacionet zyrtare:

Arbëria: Kaçiu, Pira, Ibrahimi, Arrabal, Avdulli, Burqi, Bahtiri, Zabërgja, Kryeziu, Lika, Santos.

Besa: Kolaj, Maliqi, Halili, Ajdini, Xhaka, Salihu, Beseni, Sheqerolli, Brruti, Qorri, Tahiri.

Postime të ngjajshme
Sport

Drita do të mbetet pa një investitor të fuqishëm, Valon Murseli do të largohet në fund të këtij edicioni

Sport

Luftë e madhe në Ligën e Dytë, kështu duket tabela kur kanë mbetur vetëm edhe dy xhiro deri në fund

Sport

Tre talentë shqiptarë në listën e Zvicrës U21

Sport

Njëri nga futbollistët kryesor të Real Madridit pozitiv me Covid-19, mungon në ndeshjen e fundit të La Liga-s