Sport

Arbëria miqësore në Turqi me tri super skuadra

Skuadra e Arbërisë do të udhëtojë në Antalya për të vazhduar fazën përgatitore.A

rbëria ka filluar stërvitjet në Lipjan me 5 janar, kurse do të udhëtojë në Antalya pas katër ditësh, ku do të qëndrojnë për 12 ditë.

E gjatë kohës në Turqi, ekipi i Arbnor Morinës do të luajë tri miqësore me skuadra shumë të njohura.

Mediumi i GazetaBlic Sport, ka raportuar se Arbëria do të përballet me klubet si Akhmat Grozny, Lokomotiva Moscow dhe FC Minaj.

Akhmat Grozny dhe Lokomotiva janë skuadra që garojnë në Superligën ruse. Lokomotiva Moscow ndodhet në pozitën e tetë në renditjen tabelare – ku deri më tani ka grumbulluar 28 pikë, kurse Akhmat Gronzy i Berishës pozicionohet në vendin e 10 me 26 pikë.

Ndërkohë, FC Minaj është ekip ukrainas që luan në Premierligën ukrainase dhe ndodhet në vendin e 11’të me 10 pikë.

Ndeshjet miqësore të Arbërisë zhvillohen me 19, 21 dhe 24 janar.

Postime të ngjajshme
Sport

Trepça ’89, shembull për ekipet tjera në biznesin e transferimeve

Sport

Allegri rikthehet në Serie A, arrin marrëveshje me këtë klub

Sport

Futbollisti i Prishtinës surprizohet për ditëlindje në Antalia

Sport

Portieri kroat rrëfehet për përvojën e re te Llapi