Sport

Arbëria me tri mungesa të rëndësishme për duelin ndaj Llapit

Arbëria është bërë gati për një tjetër udhëtim të vështirë, teksa pritet ta vizitoj “Zahir Pajazitin” këtë të shtunë (24 tetor) për të synuar kështu suksesin e radhës, shkruan Gazetasheshi.com.

Skuadra e Arbnor Morinës do të përballet me Llapin, mirëpo pa tre futbollistë të formacionit bazë.

Agron Bruqi, Labinot Ibrahimi dhe kapiteni Kreshnik Bahtiri do t’i mungojnë sot Arbërisë në këtë takim.

Bahtiri do të mungojë për shkak të lëndimit të pësuar në ndeshjen ndaj Drenicës në mesjavë, dhe ka gjasa që ai të mos paraqitet as ndaj Dritës në xhiron e ardhshme.

Kurse, Bruqi dhe Ibrahimi nuk luajnë për shkak të kartonëve.

Ndryshe, ndeshja e sotme nis nga ora 14:00.

Postime të ngjajshme
Sport

Rrëfimi special i shqiptarit: Si u futa në suitën e Maradonës, vinte në Tiranë për 100 mijë euro

Sport

Batatina mbështet delegimin e gjyqtarëve të rinj në Superligë

Sport

13-vjeçari kopjon supergolin e Maradonës të realizuar ndaj Juventusit

Sport

Tifozët e Drenicës vizitojnë Hamitin e lënduar, futbollisti ka disa fjalë për ta