Sport

Arbëria forcon ‘murin’ mbrojtës, vazhdon bashkëpunimin edhe me një futbollist

Arbëria e ka me gjithë mend në këtë merkato, pasi është duke e dashur sërish rikthimin në Superligë, shkruan Gazetasheshi.com.

Ekipi nga Dobraja, është duke vazhduar ende me përforcime, e ku tani bëri edhe rinovimin e tretë me radhë vetëm sot, teksa e ka mbajtur edhe lojtarin Lavdim Gashi.

Gashi i cili ka qenë pjesë edhe në edicionin e kaluar të dobrajasit, ai është pajtur me ofertën e re nga skuadra dhe ka rënë dakord për vazhdimin e marrëveshjes.

“Gashi edhe në sezonin e fundit ka luajtur tek KF Arbëria, ku do të vazhdojë të djersitë fanelën për klubin e tij të zemrës”, thuhet në njoftimin e klubit.

Gjatë ditës së sotme përveç Gashit, me “Stuhinë e Kuqe” kontratën e kanë vazhduar edhe dy portierët Armend Miftari dhe Andi Thaqi.

Arbëria në sezonin e ri do të bëj gara në Ligën e Parë dhe që para fillimit të sezonit është duke e treguar seriozitetin se do të luftoj me të gjitha forcat për të siguruar një vend për rikthimin në elitë.

Postime të ngjajshme
Sport

Në sheshin e Prishtinës pritje madhështore për medalistet olimpike

Sport

Zyrtare: Ky do të jetë kundërshtari i Prishtinës në “play-off” nëse e kalon Bodo Glimtin

Sport

Përfundoi aventurën me Ukrainën, zbulohet pse u largua Andriy Shevchenko

Sport

Shkëndija emëron trajnerin e ri