Sport

Arbëria do të luaj pa kapitenin e saj edhe në ndeshjet e para të kampionatit, ja për çfarë arsye mungon ai

Sot skuadra e Arbërisë ka pësuar humbje nga Feronikeli me rezultatin final në 0:1, ku edhe u eliminua nga Kupa e Kosovës.

Pas ndeshjes së sotme, skuadra e Arbërisë do të ketë një tjetër sfidë të vështirë ndaj Trepçës’89 në Superligë, ku edhe do të jetë ndeshja e parë e sezonit pranveror me datën 13 shkurt.

Por, Arbëria për këtë takim do të udhëtoj pa mbrojtësin dhe kapitenin e tyre, Labinot Ibrahimi, pasi ai është i lënduar.

Burimet e IndeksOnline bëjnë me dije se Ibrahimi e ka lënduar syrin dhe do t’i mungojë skuadrës nga Dobraja e Lipjani për të paktën dy javë.

Mbetet të shihet se cili do të jetë plani i trajnerit, Arbnor Morina për këtë ndeshje.

Postime të ngjajshme
Sport

“Toki” flet për fitoren e Prishtinës në Mitrovicë

Sport

“Qeqa” e komenton fitoren e Dritës ndaj Besës

Sport

“Bomba” e mbrëmjes: Xhevdet Shabani mund të largohet nga Drita?

Sport

Munishi tregon si e mposhti Llapi ish-skuadrën e tij Ballkanin