
KF Arbëria do të zhvillojë edhe miqësoren e parë në Kosovë.
Pas fazës përgatitore në Antalia ku “Stuhia e Kuqe” përveç stërvitjeve zhvilloi edhe takime miqësore me skuadra të njohura nga Rusia e Ukraina, tashmë ata janë kthyer në Kosovë, shkruan Gazeta Olle.
Të besuarit e Arbnor Morinës kanë filluar stërvitjet në Lipjan, teksa ata do të luajnë edhe një takim miqësor.
Nesër me fillim nga ora 13:00, Arbëria luan miqësore kundër skuadrës nga Liga e Parë, Drenasit.
Takimi luhet në shtëpinë e këtyre të fundit.