Sport

Arbëria-Ballkani, rezultati pas 45 minutave të parë!

Ka startuar dueli i parë për xhiron e gjashtë në Superligën e Kosovës në futboll ndërmjet Arbërisë dhe Ballkanit.

Dueli po zhvillohet në stadiumin “Agron Rama” në Obiliq dhe pa prezencën e tifozëve. Gjendja e fushës duket e rënduar pas reshjeve të mëdha të shiut, ndërkohë që dy trajnerët kanë hyrë në këtë përballje me formacionet më të mira të mundshme.

Gazeta “Sheshi” do u sjell më të rejat e fundit nga ky takim:

LIVE

Arbëria – Ballkani 1-0

– Mbyllet pjesa e parë!

+1′ minutë shtesë!

42′ Qlirim Avdulli (Arb) ndëshkohet me karton të verdhë!

37′ Sunaj Hasan (Arb) ndalet në zonë nga Arbër Prekazi, teksa skuadra vendase proteson ashpër duke kërkuar penalti. Gjyqtari kryesor Gramos Shala vendos që ndeshja të vazhdojë normalisht.

35′ GOOOL | Sunaj Hasan (Arb) përfiton nga një pakujdesi e mbrojtjes vendase dhe realizon për 1-0.

32′ Meriton Korenica (Ball) ndëshkohet me karton të verdhë!

30′ Mirlind Daku (Ball) godet shtyllën pingulen nga afërsia.

20′ Sunaj Hasan (Arb) gjuan me kokë, por pret Armend Rugji.

18′ Sunaj Hasan (Arb) realizon me kokë, por goli anulohet për pozitë jashtë loje.

04′ Edvin Kuç (Ball) me një goditje qëndrore kërkon ta befasojë ‘gardianin’ Donat Kaqiu, i cili tregohet i vëmendshëm.

02′ Edvin Kuç (Ball) gjuan me kokë jashtë portës pas harkimit nga ndërprerja e Armend Thaqit.

– Starton ndeshja!

Formacionet zyrtare:

Arbëria: Kaqiu, Pira, Arrabal, Hyseni, Avdulli, Bahtiri, Zabërgja, Bruqi, Kryeziu, Kashtanjeva, Hasan. Kryetrajner: Arbnor Morina

Ballkani: Rugji, Thaçi, Jashanica, Prekazi, Potoku, Gashi, Kuç, Baftiu, Korenica, Gripshi, Daku. Kryetrajner: Ismet Munishi.

Gjyqtarë: Gramos Shala, Gzim Mehmeti, Elvis Bicaj & Bardh Ajeti

Stadiumi: “Agron Rama” Obiliq

Postime të ngjajshme
Sport

ZYRTARE: Publikohet renditja e re e FIFA-s, kjo është pozita e Kosovës

Sport

Trajneri spanjoll drejton Kosovën për ndeshjet ndaj Malit të Zi dhe Suedisë

Sport

“Cima” ka një dedikim për Munishin dhe lojtarët

Sport

Sonte fillon faza e grupeve e Europa League, na presin sfida shumë interesante