Sport

Arbëria arrin marrëveshje me mesfushorin e njohur

Klubi Futbollisitk “Arbëria” ka arritur marrëveshje me mesfushorin Burim Qorri i cili në sezonin e fundit mbrojti ngjyrat e A&N.

Klubi nga Dobraja e Madhe pasi u largua nga Superliga, ka vazhduar me përforcime për tu kthyer sa më shpejtë në elitë.

“KF ARBËRIA arrin marrëveshje me Burim Qorri. Qorri luan në pozicionin e mesfushorit defansiv, ku ka luajtur në disa skuadra të Superligës dhe Ligës së Parë, e në sezonin e ri do të djersitë fanellën e KF Arbëria. Mirësevjen në familjen tonë!”, ka shkruar faqja zyrtare e këtij klubi.

Arbëria në ditët e fundit ka qenë mjaftë aktive, duke zyrtarizuar disa emra të njohur të futbollit tonë.

‘Stuhia e Kuqe’ pritet të jetë një nga pretendëntët kryesor që të kthehet në Superligë.

Postime të ngjajshme
Sport

Drita shpërthen ‘bombën’, zyrtarizon transferimin e radhes

Sport

Munishi e uron emërimin e Begollit si trajneri i Vëllaznimit

Sport

Ja në sa ora do të parakalojnë në sheshin “Nënta Tereza” xhudistet kosovare

Sport

Ballkani sot luan miqësoren e radhës, ja me kë takohet