
Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Valon Berisha, sot feston ditëlindjen e tij të 28-të, shkruan Zeri.info.
Përveç urimeve të tjera, nuk ka se si të mungonte edhe një urim nga Arbër Zeneli, i cili e publikoi edhe në rrjetet sociale.
Zeneli hyri në dhomën ku Valon Berisha po stërvitej, teksa urimin ia përcolli edhe me një video të veçantë.
Përveç urimit, Zeneli në humor e pyeti Berishën edhe nëse do përballet me Khabib Nurmagomedovin, duke iu referuar ushtrimeve që ai po bënte.
Kujtojmë që përveç te Kosova, Valon Berisha dhe Arbër Zeneli luajnë bashkë edhe te skuadra franceze, Reims.