Sport

Arbër Hoxha vjen me fjalët e para si lojtar i Lokomotivës së Zagrebit

Futbollisti i talentuar kosovar, Arbër Hoxha të hënën (sot) është prezantuar si lojtari më i ri i Lokomotivës së Zagrebit.

Hoxha kaloi te klubi kroat nga Ballkani i Suharekës.

Për këtë të arritur ka reaguar edhe vetë lojtari i Kombëtares së Kosovës, Arbër Hoxha i cili e ka quajtur transferimin e tij në Kroaci si “kapitull të ri në karrierë”.

“Nga sot fillon nje kapitull i ri ne karierën time, një aventurë e re me sfida të reja. Me ndihmën e Zotit shpresojë që çdo gjë të shkojë në mënyrën e duhur”, ka shkruar Hoxha në Facebook.

Talenti nga Peja karrierë në Kosovë ka bërë edhe te Istogu, Prishtina e Besa.

Postime të ngjajshme
Sport

Munishi e uron emërimin e Begollit si trajneri i Vëllaznimit me këngën “Ani moj Shqipni”

Sport

Ja në sa ora do të parakalojnë në sheshin “Nënta Tereza” xhudistet kosovare

Sport

Ballkani sot luan miqësoren e radhës, ja me kë takohet

Sport

Dukagjini aranzhon miqësore me skuadrën e Ligës së Parë, ja kur do të zhvillohet!