Sport

Arben Zeqiri thotë se Drita nuk është favorite në derbin e madh

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Analisti Arben Zeqiri thotë se s’mund të parashikohet asnjëherë një klub favorit në derbin e Anamoravës, Gjilani-Drita.

Sonte të ftuar në emisionin sportiv “Favorit” në T7 janë të ftuar dy ish-futbollistë të Gjilanit dhe Dritës, Arben Zeqiri dhe Genc Sermaxhaj, të cilët do të diskutojnë për derbin e Anamoravës, por edhe për ndeshjet e tjera të xhiros së shtatë të Ipko Superligës së Kosovës.

Në xhiron e shtatë të Ipko Superligës së Kosovës këtë të diel do të zhvillohet ndër ndeshjet më të mëdha të elitës së futbollit kosovar – Derbi i Anamoravës, ku Gjilani do të luajë vendas kundër Dritës.

Gjilani për momentin radhitet në pozitën e dytë në tabelën e Ipko Superligës së Kosovës, me një pikë më shumë të grumbulluar nga gjashtë ndeshjet e para sesa rivali i qytetit, Drita.

Zeqiri beson se në derbi nuk mund të konsiderohet asnjëherë një skuadër favorite, pasi që derbit e tilla vendosen përmes një detaji të vogël.

“Favorit në derbi nuk ka, pavarësisht situatës së tabelës. Kurrë favorit në këtë derbi nuk ka pasur. Derbit i vendos një detaj dhe ia ndërron krejt rrjedhën e ndeshjes. Po shpresoj që nuk do të ketë kalkulime këtë të diel”, tha ai.

Përballja mes Gjilanit dhe Dritës do të zhvillohet në orën 15:00 të dielën.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv