LajmeSport

Arben Vitia takohet me përfaqësuesit e Flamurtarit, premton stadium të ri

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Vitia ka vazhduar sot me agjendën e tij në prag të zgjedhjeve të 14 nëntorit.

Vitia gjatë ditës së sotme ka takuar përfaqësuesit e klubit futbollistik, Flamurtari, raporton FrontOnline.

Ish-ministri i shëndetësisë ka premtuar ndërtimin e stadiumit të ri për Flamurtarin në lagjen Medresa.

Sipas tij, stadiumi i ri do të ketë tetë mijë ulëse dhe do të kushtojë katër milionë euro.

Njoftimi i plotë i Vitisë në “Facebook”:

“Me përfaqësuesit e klubit “Flamurtari” u takuam në Stadiumin e këtij ekipi. Diskutuam për mbështetjen që qeveria e re e komunës do t’i jap sportit, më veçanërisht në ndërtimin e ri të stadiumit, i cili sipas programit do të ndërtohet në lagjen Medresa, “Fusha e Pajtimit”.
Infrastrukturë bashkëkohore për futboll, shtigje të veçanta për atletikë, por edhe disiplina të tjera olimpike sportive.
Stadiumi do të ketë 8000 ulëse për të cilin do të ndahen 4 milionë euro. Projekti për stadiumin e ri do të përfundojë në fillim të vitit 2023, kurse punimet do të përfundojnë brenda mandatit.
Hapësira ku tashmë ndodhet stadiumi aktual do të shndërrohet në park të gjelbëruar, i cili do të jetë i shfrytëzueshëm për fëmijët, të rinjtë dhe të moshuarit e lagjës“.

Related posts
Lajme

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka komentuar deklaratën ironizuese të Shpend Ahmetit, në lidhje me borën

Lajme

Përparim Rama ia ofron Arben Vitisë postin e Drejtorit të Shëndetësisë

Lajme

Kjo është bomba 907 kg që u gjet sonte në Merdare

Sport

Këto janë skuadrat e kualifikuara në raundin eliminues në Ligën e Kampionëve

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *