Lajme

Arben Vitia shkarkon dy zyrtarë të shëndetësisë

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka shkarkuar nga detyra Nora Krasniqin dhe Ardian Rugoven.

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka shkarkuar nga pozita kryeinspektoren e Inspektoratit Shëndetësor, Nora Krasniqin, si dhe kryeshefin e Agjencisë për Produkte dhe Pajisje Medicinale, Ardian Rugoven.

Krasniqi dhe Rugova kanë mbajtur këto pozita në cilësinë e ushtruesit të detyrës.

Gazeta ka mësuar se shkarkimi i tyre vjen për shkak të performancës së dobët. Në vend të Rugoves, Gazeta ka mësuar se është emëruar Arian Krasniqi.

Ndërsa në vend të Krasniqit në krye të Inspektoratit Shëndetësor është emëruar Shaban Osmanaj, i cili deri më tani ka mbajtur pozitën e u.d. kryeinspektorit farmaceutik.

Kujtojmë se për pozitën e kryeinspektorit Shëndetësor ishte hapur konkurs i brendshëm në janar të këtij viti në kohën kur MSH udhëhiqej nga ish-ministri Armend Zemaj. Osmanaj ishte një nga pretendentët në këtë konkurs. Ndryshe ai njihet edhe si person i afërt me LDK-në si dhe ish-ministrin Zemaj, të cilit i thurte lavde edhe në rrjetet sociale.

Postime të ngjajshme
Lajme

Historiku i përplasjeve në mes kushërirave Daka e Osmani

Lajme

Kosovari dyshohet se vrau të dashurin e ish-gruas së tij para fëmijëve, në Belgjikë

Lajme

Çfarë ndodh nëse vendimi i presidentes për shkarkimin e Dakës dërgohet në Kushtetuese? Flet Enver Hasani

Lajme

Gazetarja e njohur diagnostikohet me kancer