Lajme

Arben Gashi i drejtohet deputetëve pas përplasjes: Nëse doni me shku në personale, ka me shku

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së, Arben Gashi, ka folur për përleshjen që ka ndodhur sot gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës.

Gashi tha se partitë politike po përfitojnë nga rasti për të fituar vota, duke shpifur ndaj kolegëve dhe Qeverisë.

“Është e dhimbshme të shohësh si zhvillohet situata në atë formë nga tendenca për të fituar një votë aty apo këtu dhe për të akuzuar dhe shpifur pa ndalë ndaj kolegëve dhe qeverisë. Më vjen keq që kolegët tentojnë ta personalizojnë këtë çështje, është e turpshme. Këto tema janë të rënda, s’duhet të trajtohen kështu sepse të gjithë kanë histori personale, që kanë origjinë edhe në këtë Kuvend”, ka thënë Gashi.

Derisa kryesuesja e seancës, Arbërie Nagavci, i ka kërkuar që të flasë rreth rendit të ditës, Gashi ka kundërshtuar.

“E përmbylli kur të kryhen 10 minuta”, i ka thënë ai Nagavcit.

Gashi deklaroi se ka kërkuar nga deputetët e LDK’së që të mos flasin ëpr historitë e tyre personale dhe familjare në Kuvend, pasi këto janë tema të rënda dhe të ndjeshme.

“Kam tentuar në këtë sallë që këto çështje të mos bëhen diskutim në Kuvend, kam kërkuar nga Fetah Rudi, të mos flasë për plagosjen e tij, kam kërkuar nga Shkëmb Manaj të mos flasë për babën e vrarë dhe të djegur, nga Doruntinë Malokun për babain e saj që iu vra në prezencë në moshën 16 vjeçare, nga Armend Zemajn për tre familjarë të tij, nga Marigona Geci, sepse është temë e rëndë dhe e ndjeshme. Këto raste nuk janë zbardhë, njerëzit janë djegë, kjo është turpshme, mos i personalizoni gjanat. Janë tema të rënda, me dalë dikush me thënë se po rrenë dhe po shpif është e pavërtetë, të pavërtetat këtu s’kanë me u leju. Nëse doni me nivel personal, në nivel personal ka me shkua”, ka deklaruar Gashi.

Postime të ngjajshme
Lajme

Rastet e reja me COVID-19, janë nga këto komuna

Lajme

Ky është numri i rasteve të reja me COVID-19

Lajme

Nipi e zbulon flamurin personal të Isa Boletinit: E ka ngritur me 30 qershor 1912

Lajme

Përplasje e re, mospajtime të vazhdueshme