Sport

Arb Manaj nuk i harron shokët e skuadrës, ja çfarë pret nga Trepça ’89

Ish-sulmuesi i Trepçës ’89, Arb Manaj, u bë pjesë e skuadrës turke, Ankara Keciorengucu, në muajin maj të këtij viti, atje ku po kalon një supersezon.

Megjithatë, në një prononcim për Periskopin, Manaj ka treguar se ende nuk është ambientuar plotësisht në Turqi.

“Ende nuk jam ambientuar plotësisht, por me kohën do të ambientohem”.

Megjithëse ka shkuar në Turqi, Arbi ka bërë të ditur se ai nuk ka harruar shokët këtu dhe se ka kontakt çdo ditë me ta, ku ndër tjerash ka shtuar se ish- ekipin, Trepçën, këtë sezon e sheh shumë lart në tabelë.

“Kam kontakt vazhdimisht me ish shokët e skuadrës së Trepcës ’89 dhe Dukagjinit.

“Trepçën ’89 këtë vit e shoh lart në tabelë, kjo pasi ka një ekip të mirë më djem shumë të ri në skuadër që premtojnë të ardhme.

Manaj gjithashtu bëri të ditur se tani është duke jetuar me shokun e skuadrës, Ilir Mustafën, dhe se edhe nënën po e pret shpesh për vizita.

Postime të ngjajshme
Sport

Ekskluzive: Në janar largohet nga Dukagjini super sulmuesi që bëri namin në Superligë

Sport

Formacionet e mundshme: Atletico Madrid-Bayern Munich

Sport

Tottenhami synon transferimin e yllit të Seria A

Sport

Shembull për tu ndjekur, Malisheva përfiton 50 mijë euro nga Kuvendi Komunal