Sport

Arb Manaj konfirmon transferimin te klubi turk

Arb Manaj brenda ditës pritet të zyrtarizohet si futbollist i skuadrës nga Ankara Keçiörengücü.

Futbollisti i Trepçës ’89 tashmë ndodhet në kryeqytetin turk dhe pritet të ‘firmos’ kontratë tre vjeçare me skuadrën që bën gara në Ligën e Parë të Turqisë.

Informacionin e ka konfirmuar vetë reprezentuesi i Kosovës U-21 në një prononcim për Gazetën “Sheshi”, teksa shprehet i lumtur për arritjen e marrëveshjes.

“Aktualisht jam në Ankara dhe kam ardhur për të firmosur kontratën me klubin Keçiörengücü. Jemi dakorduar me të gjitha kushtet dhe ndjehem i lumtur për arritjen e marrëveshjes”, deklaroi Manaj.

Manaj do të gjejë në skuadër edhe dy futbollistë të tjerë shqiptarë në këtë klub, të cilët u transferuan po në këtë afat kalimtar. Fjala është për mesfushorët Ilir Mustafa dhe Edon Hasani, ky i fundit u lëndua para pak ditësh.

Transferimi i Manajt në Turqi është i treti në këtë afat kalimtar për futbollistët e Kosovës pas Jetmir Topallit te Yeni Malatyaspor dhe Ilir Mustafës, pikërisht te Ankara Keçiörengücü.

Postime të ngjajshme
Sport

Rezultate të dobëta të Llapit, Batatina “kërcënon” futbollistët

Sport

“Legjendat” fajësojnë lojtarët e Llapit

Sport

Juventus merr fitore të madhe në Ukrainë, shkëlqen Morata

Sport

Gjyqtarët gjilanas përsëri do ta ndajnë drejtësinë në derbin e zjarrtë lokal