Sport

Anulohet penaltia e Gjilanit në Skenderaj, ja çfarë ndodhi!

Sot do të zhvillohet ndeshja e fundit e xhiros së katërt në Superligën e Kosovës në futboll.

Drenica do t’i bëj konak skuadrës së Gjilanit në stadiumin “Bajram Aliu” të Skenderajt, shkruan Gazetasheshi.com

Dy skuadrat deri më tani kanë mbledhur nga katër pikë dhe shpresojnë në rezultat pozitiv për të qenë sa më afër kreut të tabelës.

Gazeta “Sheshi” do të raportoj minutë pas minute për këtë ndeshje:

LIVE

Drenica – Gjilani 0-0

35′ Pas konsultimit të gjyqtarit të katërt Alban Shala, gjyqtari Dardan Çaka anulon penaltinë.

34′ Albutrint Morina (Dre) luan me dorë brenda zonës dhe gjyqtari Dardan Çaka akordon penalti për mysafirët.

30′ Franc Veliu (Gjil) gjuan nga ndërprerja, por Arion Ymeri e dëbon topin në fundore.

15′ Kalon një çerek ore lojë në Skenderaj. Gjithçka e baraspeshuar dhe pa ndonjë rast konkret për shënim.

– Starton ndeshja!

Formacionet zyrtare:

Drenica: Ymeri, Lushtaku, Bejta, Dumani, Dushi, Zeqaj, Thaqi, Elshani, Hamiti, Murati, Morina. Kryetrajner: Fadil Rama

Gjilani: Koliçi, Frashëri, Rapa, Veliu, Ferreira, Hila, Musolli, Kurtaj, Progni, Kqiku, Hajdari. Kryetrajner: Gentjan Mezani

Gjyqtarë: Dardan Çaka, Fatmir Abrashi, Arton Latifi, Alban Shala

Stadiumi: “Bajram Aliu”, Skenderaj

Postime të ngjajshme
Sport

Mirlind Daku tregon tifozin e tij më special

Sport

Një shqiptar pritet të startojë sot në ndeshjen Celtic – Milan

Sport

Portieri i Kombëtares së Kosovës, Bledar Hajdini po stërvitet me skuadrën finlandeze

Sport

Lista e golashënuesëve më të mirë pas javës së shtatë