Sport

Ankth te Shqipëria U21, trajneri infektohet me COVID-19 para ndeshjeve me Kosovën dhe Anglinë

Kombëtarja U21 e Shipërisë e ka marrë një lajm katastrofal para ndeshjeve me Kosovën dhe Anglinë.

Përzgjedhësi Alban Bushi ka rezultuar pozitiv me virusin korona dhe do të mungojë në këto dy ndeshje, shkruan “zeri.info”.

Kështu, ai është i detyruar të qëndrojë në shtëpi derisa të shërohet.

Lajmin e ka konfirmuar Federata Shqiptare e Futbollit, derisa dy ndeshjet e sipërpërmendura do t’i drejtojë Xhemal Mustedanagiç.

Njoftimi i FSHF-së:

“Alban Bushi nuk do të jetë në gjendje që të drejtojë ekipin Kombëtar U-21 në dy ndeshjet e radhës. Kjo sepse tekniku i 21-vjeçarëve ka dalë pozitiv me Covid-19 pas testimit me tampon. Kundër Kosovës dhe Anglisë, ekipin do ta drejtojë specialisti i njohur dhe një prej ish-trajnerëve të kombëtares shqiptare, Xhemal Mustedanagiç. Në kushtet e emergjencës Federata dhe Drejtoria Teknike ka vendosur t’ja besojë drejtimin e kuqezinjve, specialistit që ka mbi një dekadë që shërben në Shqipëri”. /Zeri.info

Postime të ngjajshme
Sport

Morina i përlotur për ndarjen nga jeta të Sinanit: “Më nuk ka kush më thërret pas ndeshjes të më pyes se si shkoi ndeshja”

Sport

Renditja tabelore në Superligën e Kosovës pas dy ndeshjeve të sotme

Sport

Rastet e reja me COVID-19, janë nga këto komuna

Sport

Trepça ’89 vazhdon ‘leksionet’ ndaj Gjilanit, Arbëria fiton në ‘frymën e fundit’ ndaj Drenicës