Sport

Ankth te Barcelona, konfirmohen dy raste me Covid-19

Rikthehet Covid-10 te Barcelona, para ndeshjes ndaj Athletic Bilbao e vlefshme për La Liga, shkruan Gazetasheshi.com

Klubi katalanas nëpërmjet një komunikate zyrtare, njofton se dy anëtarë të stafit teknik kanë rezultuar pozitiv me virus, në testet e bëra së fundmi.

Në këtë situatë, klubi është i detyruar të testojë edhe njëherë tjetër të gjithë stafin dhe deri në daljen e përgjigjeve të dyta, skuadra nuk do të rikthehet në stërvitje, në mënyrë që të mos rrezikojnë më tej.

Deklarata e klubit:

Pas testeve PCR të kryera dje, dy anëtarë të stafit të ekipit të parë të futbollit kanë dalë pozitiv në testet e kryera për Covid-19. Klubi ka informuar autoritetet përkatëse të sportit dhe shëndetit.

Si rezultat, seanca stërvitore e planifikuar për nesër të martën në 11.00 të mëngjesit është shtyrë. Koha e re për stërvitje dhe konferenca për shtyp përpara Athletic Bilbao-FC Barcelona do të njoftohet nesër

Postime të ngjajshme
Sport

Armando Broja gjen sërish golin

Sport

Vendoset se në sa shtete do të luhen ndeshjet e Euro2021

Sport

Ibrahim Dreshaj tregon klasin e tij, asiston në golin e dytë të Heerenveeen ndaj Feyenordit

Sport

Burreli i Samuel Nikajt triumfon pastër ndaj 2 Korrikut në Durrës