Sport

Ankohet Tovërlani, pas barazimit ndaj Drenicës

Feronikeli nuk ka arritur më shumë se një barazim në përballje me skuadrën e Drenicës.,

Ndeshja u mbyll me rezultatin 2-2. Golat për ‘Niklin’ i realizuan Albert Dabiqaj dhe Miliçkoviq, ndërsa dy golat për ‘kuqezinjtë’ i realizoi Almedin Murati.

Pas ndeshjes ka folur kryetrajneri i Feronikelit, Afrim Tovërlani, i cili thotë se është e pakuptueshme se sa lehtë i morën golat në këtë sfide.

“Është e pakuptueshme, dy herë na erdhi Drenica te porta dhe dy herë na realizoi. Gjyqtari nuk ishte i përgatitur për këtë nivel loje. Çdo javë kundërshtarët tonë po kanë nga një ditë më shumë pushimi, orari nuk është i duhuri sepse ne kemi 4 ndeshja brenda 9 ditësh”, deklaroi Tovërlani pas ndeshjes për ‘Art Sport’

Postime të ngjajshme
Sport

Këta janë golashënuesit më të mirë pas tetë xhirove në Superligën e Kosovës

Sport

Këtë sezon Ballkani me Dritën po udhëheqin, por ja si dukej tabela e Superligës pas 8 javëve të sezonit të kaluar

Sport

Në mesjavë xhiroja e nëntë, super derbi në Therandë

Sport

Shkëlqeu me 2 gola dhe 1 asist, Berisha merr një notë të madhe për paraqitjen e sotme me Akhmatin