Sport

Anglia vs Kosova – parashikimet, statistikat dhe gjithçka që duhet të dini

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Anglia sot është nikoqire e Kosovës në kuadër të fazës kualifikuese për ‘Euro 2020’.

Në grupin A, “Tre Luanët” sonte presin “Dardanët” në stadiumin ‘St Mary’s’ të Southamptonit,

Anglia i ka fituar të trija ndeshjet e zhvilluara deri tani në grup, duke i shënuar 14 gola në tri përballje që i ka luajtur përballë Çekisë, Malit të Zi, dhe së fundmi Bullgarisë.Kosova ka qenë po ashtu mbreslënëse, duke u renditur e dyta në grup me dy fitore dhe dy barazime nga katër ndeshje deri tani.

Fitoret e njëpasnjëshme me Bullgarinë dhe Çekinë kanë bërë që ekipi i Challandes të jetë në pozicion të fortë me 8 pikë, vetëm një pikë prapa lideres Anglisë.

Kur luhet ndeshja dhe ku mund të shikohet?

Gara: Kualifikimet e Euro 2020
Vendi: Stadiumi St Mary’s, Southampton
Data: E martë, 10 shtator 2019
Fillimi i ndeshjes: 20:45
Ku mund të shikohet: Supersport, Televizioni publikCilët janë lojtarët ndaj të cilëve duhet të bëhet kujdes?
Anglia: Mason Mount

Mason Mount e zëvendësoi Joradn Hendersonin në minutën e 67-të ndaj Bullgarisë për ta bërë debutimin e tij të shumëpritur me Anglinë në nivel seniorësh, dhe tani do të synojë debutimin etij si startues.

Mesfushori tashmë ka dy gola me Chelsean këtë sezon dhe duket se e ka kaluar me sukses tranzicionin nga një i huazuar në Championship, në një titullar në Premierligë.Me aftësinë e tij për të dribluar kundërshtarët apo duke depërtuar mbrojtjen me pasime të topit, Mount ka të gjitha ato që i nevojiten ekipit të Gareth Southgate për një fitore.

Statistikë: Mount ka krijuar më shumë shanse (8) se cilido futbollist tjetër i Chelseat këtë edicion

Kosova: Vedat Muriqi

Vedat Muriqi iu bashkua gjigantit turk Fenerbahçe në afatin kalimtar të verës nga Çaykur Rizespori, dhe deri tani ka shkëlqyer.

25-vjeçari ka dy gola në tri ndeshje të Superligës turke dhe aftësitë e tij për të finalizuar kombinuar me stilin e tij që lidh lojën e bëjnë atë tejet të rrezikshëm.

Për më shumë, ai ak pasur rol kyç në suksesin e Kosovës deri tani në Grupin 1, duke shënuar në fitoret ndaj Bullgarisë e Çekisë – gjithsej 6 gola për kombëtaren në 21 paraqitje.

Nëse Anglia do të mposht Kosovën ashtu siç pritet, atëherë ata duhet të jenë të suksesshëm në ndaljen e Muriqit.
Statistikë: Muriqi ka katër goal në pesë ndeshjet e fundit për klubin dhe kombëtaren.

Të rejat e fundit të ekipeve:

AngliaAaron Wan-Bissaka është tërhequr nga grumbullimi shkaku i një lëndimi të pësuar në shpinë pak para ndeshejs me Bullgarinë dhe tani është kthyer te Manchester Untiedi aty ku po i nënshtrohet tretmanit.

Ndërkaq, ylli tjetër i Unitedit, Jesse Lingard po ashtu është larguar për shkak se është i sëmurë.

Ndërkaq, James Maddison mund të startojë kurse Trent Alexander-Arnold mund të preferohet në vend të Kieran Trippierit në krahun e djathtë të mbrojtjes.

11-shja e mundshme: Pickford; Alexander-Arnold, Gomez, Maguire, Rose; Henderson, Mount, Barkley; Rashford, Sterling, Kane.

Kosova
Te Kosova mungojnë pesë lojtarë kryesorë, si Arbër Zeneli, Milot Rashica, Herolind Shala, Hekuran Kryeziu e Benjamin Kololli, të gjithë shkaku i lëndimeve.

Në krahët e sulmit pritet të startojnë lojtarë si Florent Muslija, Edon Zhegrova e Elbasan Rashani.

Sulmi do të udhëhiqet nga Muriqi i vetëm, ndërkaq mesfusha pritet të përbëhet nga Idriz Voca e Besar Halimi.

11-shja e mundshme: Muric; Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Hadergjonaj; Voca, Halimi; Zhegrova, Celina, Rashani; Muriqi.

Anglia është pa humbje që 10 ndeshje, e fundit nga Spanja me rezultat 2:1 në Ligën e Kombeve në shtator të vitit të kaluar.

Kosova ndërkaq, është 15 ndeshje pa humbje derisa humbjen e fundit e kishte pësuar nga Islanda, në tetor të vitit 2017.

“Dardanët” ecurinë mbreslënëse e kanë filluar me fitoren 4:3 në nëntor të 2017-tës ndaj Letonisë, ku trajner i përkohshëm ishte Muharrem Sahiti, për të vazhduar me 14 ndeshje të tjera pa humbje nën drejtimin e trajnerit Bernard Challandes.

Parashikimi i faqes së statistikave “Squawka”: Anglia 3-0 Kosova.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv