Sport

Anglia kundër Kosovës, luan me formacionin më të mirë

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, po ngurron të bëjë ndryshime të mëdha prandaj do të luajë me formacionin më të mirë kundër Kosovës, të cilën e sheh si të më vështirën në Grupin A kualifikues për Euro 2020, sipas mediave britanike.

Southgate e sheh ndeshjen e së martës mbrëma në Southampton kundër Kosovës si shumë më të vështirë se ajo ndaj Bullgarisë, të cilën ekipi kombëtar i tij e fitoi 4:0 ndaj bullgarisë të shtunën.

Bullgaria renditet në vendin e 60-të në FIFA, derisa Kosova pozicionohet e 120-ta. Sidoqoftë, Southgate beson se Kosova është më e fortë se Bullgaria dhe se renditja e Kombëtares dardane është false për faktin se ekipi i saj ka pak vjet që është formuar.

Fitorja e Kosovës kundër Çekisë të shtunën e thekson kërcënimin që përbën ajo, sipas Daily Mail.

Si rrjedhojë, Southgate pritet të mbështetet në formacionin bazë me të cilin e mundi Bullgarinë, që nënkupton se pjesë e ekipit do të jenë Harry Kane, Raheem Sterling, Harry Maguire, Michael Keane, Jordan Henderson.

Megjithatë, Trent Alexander-Arnold i Liverpoolit pritet ta zëvendësojë Kieran Trippierin e Atletico Madridit në krahun e djathtë të mbrojtjes.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv