Lajme

Anëtari i PDK-së reagon pasi Hoxhaj nuk kandidoi për kryetar

Anëtari i Këshillit drejtues të PDK-së, Nijazi Kryeziu ka reaguar pasi ish kryetari i kësaj partie, Enver Hoxhaj ka bërë të ditur se nuk do të kandidojë për kryetar të PDK-së.

Kryeziu përmes një postimi në Facebook tha se ka shumë delegatë që kanë pritur dy apo më shumë kandidatura dhe kjo tregon joseriozitet.

“Kjo puna e moskanidimit për kryetar të PDK-së, nga z.Enver Hoxhaj nuk është gjë e mirë dhe nuk i jep rast delegatëve demokratë të Konventës së 3 Korrikut të kenë mundesi zgjedhje.Ka shumë delegatë që kanë pritur dy apo më shumë kandidatura dhe kjo tregon joseriozitet nga ata që kanë qenë pritje për delegatë e Konventës, pa dashtë me i nda delegatët apo degët në regjione unë personalisht mendoj që zoti Enver Hoxhaj ua ka pasë borxh strukturave që të kandidojë”, ka shkruar Kryeziu.

Tutje ai tha se delegatët e Konventës duhet ta shqyrtojnë para se te aprovohet rendi i ditës me 3 korrik dhe të krijohen kushtet për garë.

“Në garën për kryetar nuk do të ketë humbës por do të ketë burim legjitimiteti për fituesin dhe angazhim në ekipen e fituesit për humbësin e garës. Jo abdikim dhe braktisje në momentin e fundit të asaj që duhet të jetë festë për demokratët”, tha Kryeziu.

Postime të ngjajshme
Lajme

Mërgimtari në shesh ia dhuron 200 euro Valon Sylës

LajmeShow Bizz

Nikoll Nikprelaj humb personin më të dashur të familjes

Lajme

Uran Ismaili bun në Tophane – Ja çfarë ndreqën këtë herë

Lajme

Parashikimi i motit në Kosovë, këto temperatura na presin javën e ardhshme