
Për 11 vite, Isa Mustafa ka ushtruar detyrën e tij si kryetar i LDK-së. Pas disfatës që pësoi partia në zgjedhjet e 14 shkurtit dha dorëheqje javën e kaluar.
Mustafa sipas disa nga themeluesve të LDK-së, ishte figurë paradokse që kishte ardhur përmes presioneve të grupeve të caktuar e që nuk ka përfaqësuar asnjëhere frymën rugoviste mbi të cilën dallohej LDK-ja. Ai përjashtoi e nuk lejoi kunderkandiatë në zgjedhjet e brendshme.
Adem Salihaj, njëri nga ish-bashkëpunëtorët e ish-presidentit Ibrahim Rugova, ka komentuar humbjen e LDK-së, duke cilësuar se reformat në LDK të ndërmarruar më herët kanë qenë të rrjeshme. Ai ka shtuar se duhet gjetur një figurë që ka lidership brenda LDK-së.
“Duhet të gjindet një figurë që do të ketë lidership në LDK, në vitet të ardhshme. Ne e kemi kryesine e LDK-së, një numër të madh të anëtarëve. Mbi 30% i ka rekrutuar Isa Mustafa për nevoja të tij personale që të jenë të dëgjushëm, besoj që aty brenda do të gjindet një figurë e vërtete që do të ndryshoj rrënjësisht këtë politike të Isa Mustafës”, ka thënë Salihaj.