
Anesteziologu i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, Sylejman Dulla, ka vdekur si pasojë e infektimit me Covid-19.
Lajmin e kanë bërë të ditur nga Shërbimi Spitalor përmes faqes së tyre zyrtare në Facebook.
“ShSKUK humbi edhe një profesionist të zellshëm dhe të përkushtuar në punë. Ngushëllime familjes Dulla, miqve, kolegëve dhe gjithë atyre që e njohën dhe punuan për shumë vjet me të. Do ta përkujtojmë çdoherë si njeri të ndershëm, të urtë dhe të përkushtuar në punë”, thuhet në njoftim.