Ish-kapiteni i Kosovës, Anel Rashkaj është pa klub që prej se ndau rrugët me Esklistunën.
Mesfushori nga Prizreni po pret ofertën e duhur për të bërë hapin e radhës në karrierën e tij, raporton Reporteri.net
Rashkaj në një prononcim ekskluziv për Reporterin ka bërë të ditur se është i hapur për opsione të ndryshme, por se akoma nuk ka vendosur se ku të shkojë.
Image result for anel rashkaj kosova“Jam i hapur për opsione të ndryshme,” ka thënë fillimisht Rashkaj.
“Jam i hapur për ta vazhduar karrierën edhe në Suedi, por edhe jashtë saj. Të shohim jam duke pritur ofertën e duhur pasi oferta kam, por nuk janë oferta kushedi çfare, pasi unë shpresoj që të gjej një klub të mirë,”.
30-vjeçari ka zbuluar se për të ka interesim edhe nga klubet e Kosovës, por që nuk planifikon të rikthehet në kampionatin tonë në këtë pikë të karrierës.
“Në Kosovë ka pas interesim, por unë nuk mendoj rikthimin atje, ndoshta pas disa viteve,” përfundoi Rashkaj.
Kujtojmë që Rashkaj për një kohë të shkurtër ishte pjesë e Prishtinës.