Sport

Andrea Pirlo: Ja lojtari që më ngjason mua

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Andrea Pirlo e sheh Juventusin si kandidat edhe për një Scudetto ,ndërsa lojtari që i ngjan më shumë sipas tij është Frenkie de Jong i Barcelonës.

Pas pensionimit që po e shijon, mesfushori ka folur për Radio Bianconera, duke u ndalur në periudhën e tij të kaluar në Torino.

“Kur u bashkova me Juven, e dija që do të fillojë një epokë e re e fitoreve. Isha absolutisht i bindur që kjo do të ndodhte, përndryshe do të shkoja diku tjetër”.

“Bianconerët mund të vazhdojnë me epokën e fitoreve me Scudetto, edhe pse Inter dhe Napoli duken më të organizuara dhe kanë marr forcë më shumë”.

“Juventusit i duhet një periudhë adaptimi për trajneri dhe lojtarët, që kështu duhet të presim, por Juve mbetet favorit”.

Shumë lojtarë janë quajtur si ‘Pirlo i ri’, por kë e sheh Andrea si pasardhës.

“I vetmi që më duket i njëjtë është De Jong. Miralem Pjanic ka disa veti të njëjta në stilin e të luajturit, por jemi të ndryshëm në shumë gjëra”, ka thënë Pirlo. Barcelona pagoi 75 milionë euro për 22 vjeçarin holandez që e mori nga Ajax.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv