Sport

Andin Lokaj “thumbon” drejtorin e Dritës

Ditë më parë Drejtori Sportiv i Dritës, Valon Zymberi, ka reaguar përmes një postimit për arsyen se Kombëtarja e Shqipërisë po e vlerëson kampionatin e vet, ndërsa Kosova as nuk e konsideron sipas tij.

Në ndeshjen mes Shqipërisë dhe Andorrës kanë startuar dy futbollistë të cilët aktivizohen në Superioren shqiptare. Bëhet fjalë për Taulant Seferin dhe Erion Hoxhallari, shkruan Sheshi.info

Në këtë postim ka komentuar edhe komentatori i njohur, Andin Lokaj, i cili e ka ‘thumbuar’ drejtorin e gjilnasve dhe gjithashtu ka shkruar se ‘Droni’ i çoj njëherë në evropian “kuqezinjtë”.

‘Këta edhe me kampionat te vet edhe me të jashtit janë aut. Këta njëherë ‘Droni’ i coj, se këta papa përjetë. Ne poashtu s’kemi sen kështu që pusho, këqyr kampion bëhu sivjet ti nëse mundesh me menaxhim tëndin pa ndihma anash. Shnet’, ka komentuar Lokaj në postimin e Zymberit.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i drejtorit ‘bardhekaltër’ i cili ka shkuar: Këta nëse kanë bo diçka mirë duhet me i marrë si shembull, pse jo!? Nuk e kanë bo veç këta, po kret shtetet fiqnje që edhe na u deshtë me respektu kampionatin tonë, po garant nuk ia ka pre mendja. E për kampion qasaj rruge jemi nis.

Më poshtë e gjeni postimin e Zymberit :

Postime të ngjajshme
Sport

17 futbollistë rezultojnë pozitiv me Covid, skuadra portugeze futet në fushë me nëntë lojtarë

Sport

Mbyllet pa gola pjesa e parë mes Villarreal dhe Barcelonës, por Depay humbet një shans të artë

Sport

Formacionet zyrtare: Villarreal - Barcelona

Sport

Vushtrria kampion vjeshtor në prag të 100 vjetorit të klubit, ja si e festuan fitoren e sotme