Sport

Ancelotti nuk ndalet me transferime: Synon yllin tjetër të Napolit

Trajneri i Evertonit, Carlo Ancelotti do provojë të transferojë edhe një lojtar nga skuadra e vjetër Napoli.

Bëhet fjalë për sulmuesin Arkadiusz Milik, që është duke u stërvitur vetëm, meqenëse nuk është në projektin e Gennaro Gattusos, transmeton lajmi.net.

Ancelotti ka transferuar Allan gjatë verës dhe synon ta përforcojë skuadrën edhe me polakun.

26-vjeçari gjithashtu është i hapur për kalimin në Premierligë, derisa Napoli thuhet se kërkon rreth 10 milionë euro.

Interesim për Milik kanë treguar edhe rivali Tottenham dhe gjiganti italian, Inter Milan, andaj skuadra nga Liverpooli duhet të fitojë garën për shërbimet e sulmuesit.

Milik nën urdhrat e Ancelottit ka shkëlqyer duke realizuar 29 gola.

Postime të ngjajshme
Sport

Ish-futbollisti i Dritës triumfon në Kupën e Lituanisë, thotë se është koha për një aventurë të re

Sport

Trajneri shqiptar harron Koronavirusin, rikthehet në stërvitje me skuadrën e tij

Sport

Rrëfimi special i shqiptarit: Si u futa në suitën e Maradonës, vinte në Tiranë për 100 mijë euro

Sport

Batatina mbështet delegimin e gjyqtarëve të rinj në Superligë