Sport

Ancelotti kërkon ish-lojtarin e Juventus-it në Madrid

Carlo Ancelotti ka kërkuar transferimin e ish-mbrojtësit të Juventus-it, Giorgio Chiellini, në Madrid. Qendërmbrojtësi, i cili përfundoi kontratën me bardhezinjtë, nuk ka ende një kontratë të re në Torino.

Kapiteni i Italisë në Euro 2020, bëri paraqitje të shkëlqyera, duke lënë gjurmë në fitoren e trofeut. Edhe pse në moshë madhore ka klube që interesohen për të marrë shërbimet e tij.

Tekniku italian i Real-it, Ancelotti kërkon Cheillini-n, pasi pritet që nga kampi i bardhë të largohet Raphael Varane dhe ai do të ishte zëvendësuesi i duhur për momentin, duke qenë se nuk kushton.

David Alaba dhe Eder Militao do të përbëjnë qendrën e re të mbrojtjes së Real-it, ndërsa Chiellini dhe Nacho do të ishin dy zëvendësues të denjte.

36-vjeçari ishte pjesë e Juventus-it që nga viti 2005, por gjasat janë që Juventus-i do t’i ofrojë kontratën e re njëvjeçare.

Postime të ngjajshme
Sport

Ardian Nuhiu se harron ndeshjen kundër Feyenoordit: Ja çka iu thash futbollistëve

Sport

EKSKLUZIVE: KF Onix arrin marrëveshje me ish-lojtarin e Llapit

Sport

Napoli mposht bindshëm Bayernin në kuadër të miqësoreve para-sezonale

Sport

Liverpool gati kontrata e reja për 6 yjet e tyre, disa nuk janë në listë