Lajme

Analisti kritikon ashpër Ganimete Musliun pas fyerjeve ndaj Albin Kurtit

Vizita e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në komunën e Skenderajt ka ngjallur reagime shumë të mëdha nga ana e zyrtarëve dhe përfaqësuesve të Partisë Demokratike të Kosovës, .

Këta të fundit, përveç reagimeve të ashpra, ata eska.luan edhe në ofendime ndaj Kurtit, siç është rasti i Ganimete Musliut e cila e quajti kreun e VV-së psikopat.

“Albin Kurti nuk kursen asnjë mjet për të arritur në pushtet. Sjellja e tij në Skenderaj është vetëm fillimi sepse ky psikopat nuk kursen as jetën e njeriut për spektaklet e tij politike”, shkroi Musliu në Facebook.

Njohësi i çështjeve politike, Skënder Zogaj, gjatë një prononcimi për gazetën “Bota sot” ka komentuar këto akuza dhe fyerje të zyrtarëve të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), drejtuar kreut të LVV-së, Albin Kurti.

Zogaj i cilësoi si të papranueshme këto ofendime dhe reagime të ashpra, pasi dëmtojnë rëndë interesat shtetëror të vendit dhe popullit të Kosovës.

“Reagimet e ashpra dhe ofendimet janë të papranueshme, kushdo e kahdo që shfaqen, sepse, janë tepër të dëmshme dhe e dëmtojnë rëndë interesin shtetëror të vendit dhe të popullit të Kosovës! Për fat të keq kjo po ndodh, dhe, nëse analizohet më shtruar situata, do të shihet se, kjo nuk ndodh rastësisht, por është qëllim i paramenduar strategjik, i koluareve të caktuar që përfitojnë nga situatat e mjegullta”, deklaroi Zogaj.

Analisti u shpreh se sul.mi ndaj Kurtit i ka vënë një hije të zezë turpi dhe më së paku ky veprim është dashur të ndodh në qytetin e Skenderajt.

“Për fat të keq kjo po ndodh edhe në këtë para fushatë, që nisi me eks.ese trashanike dhe të pakëndshme, që mund të prodhojnë situata të rrezlkshme!

Postime të ngjajshme
Lajme

“Kërset” dajaku ndërmjet disa vajzave në Ferizaj

Lajme

“Jerusalemi real i Kosovës dhe shqiptarëve është Mitrovica”

Lajme

Adoleshentja gjendet e vdekur, mbështjellë në plastikë në një depo

Lajme

“No comment” – Reagimi i Florentina Gjergjaj pasi doli video dëshmia se si u vodhën votat për ta bërë Meliza Haradinajn deputete