Sport

A&N prezanton transferimin e ri, por pa ia përmendur emrin dhe mbiemrin duke bërë lojë shpërblyese me tifozët

A&N ka vazhduar me përforcime për edicionin e ri në Ligën e Parë të Kosovës.

Skuadra prizrenase ka zyrtarizuar futbollistin nga Bregu i Fildishtë, Noumoufa Diarra.

Lojtari në fjalë edicionin e kaluar ka qenë pjesë e FC Dardanës ku kishte pasur paraqitje shumë të mira.

Gjithsesi në prezantimin e tij zyrtar, klubi prizrenas nuk ia ka përmendur emrin, pasi për këtë ka bërë një lojë shpërblyese për tifozët e tyre.

ZYRTARE ; 📝ARRIHET MARRËVESHJA ME PËRFORCIMIN E RI
Klubi ynë sapo ka arritur marrëveshje me përforcimin e ri për këtë afat kalimtar , sulmuesi nga Bregu i Fildishtë (Côte d’Ivoire) është bashkuar me skuadrën për edicionin e ri 2021/22 i cili është një transferim mjaft i rëndësishëm për ne , ai pritet të bashkohet menjëherë me grupin dhe të vazhdoj përgaditjet intenzive për një sezon premtues , terësisht i lumtur ai u shpreh që është një ndjenjë e veqantë të jem pjesë e një klubi të organizuar siq është FC A&N duke premtuar angazhim e përkushtim maskimal drejt objektivave
Faktin që loja shpërblyese vlen për gjdo transferim edhe këtë herë mbahet por në një format më ndryshe , për ta lehtësuar më shumë për adhuruesit tonë ju duhet të gjeni emrin e klubit ku ka luajtur sezonin e kaluar (2020/21) dhe inicilaet e tij janë N.D dhe duhet të komentoni më poshtë vetëm klubin ku ka luajtur sezonin e kaluar
🎉🎊🎁LOJA SHPËRBLYESE🎁🎊🎉
❕QËLLO KLUBIN KU KA LUAJTUR NË EDICIONIN E FUNDIT 2020/21 DHE KOMENTO MË POSHTË ❕
3️⃣PERSONAT E PARË QË QËLLOJNË EMRIN E KLUBIT KU KA LUAJTUR SEZONIN E KALUAR FITOJNË 3 PALË TRENERKA KUALITATIVE
1️⃣0️⃣PERSONAT E TJERË QË QËLLOJNË EMRIN E KLUBIT KU KA LUAJTUR SEZONIN E KALUAR FITOJNË 10 MAICA TË TIFOZËRISË ILIRËT

‼️𝐍𝐉𝐎𝐅𝐓𝐈𝐌 𝐌𝐄 𝐑Ë𝐍𝐃Ë𝐒𝐈‼️
FC A&N ju njoftonë të gjithë adhuruesit e faqes tonë të cilët na përcjellin për gjdo qast duke na përkrahur në gjdo moment , se dhuratat e fituara nga të gjithë fituesit do të fillojnë të shpërndahen nga data 15/ Gusht e më tejë ku gjdo fitues do të kontaktohet nga administratori i faqes tonë ku do të jepen të dhënat e dhuratave ku do ti pranoni me post të shpejtë në derë të shtëpisë , FC A&N mbetet gjithmonë mirënjohës ndaj simpatizantëve të klubit ku nuk do të ndalemi me dhurata e me shumë surpriza të tjera … qëndroni me ne 🤍💙
#forcaAN🔵⚪️
#forcaILIRËT🤍💙
#ForcaPRIZRENI✅
#tëbashkuardrejtsuperligës🏆

Postime të ngjajshme
Sport

Zyrtare: Ky do të jetë kundërshtari i Prishtinës në “play-off” nëse e kalon Bodo Glimtin

Sport

Përfundoi aventurën me Ukrainën, zbulohet pse u largua Andriy Shevchenko

Sport

Shkëndija emëron trajnerin e ri

Sport

Ballkani ‘befasohet’ në Turqi, takohet me drejtuesit e klubit të njohur