Sport

A&N me një njoftim të rëndësishëm për gjeneratat e reja

Klubi futbollistik A&N ka bërë një njoftim të rëndësishëm për gjeneratat e reja në faqen e tyre zyrtare, shkruan Sheshi.info

Ekipi nga Prizreni ka bërë të ditur se shumë shpejtë pritet të finalizohet edhe projekti për akademinë e futbollit, derisa ka bërë të qartë se janë duke punuar për një akademi të futbollit me punë profesionale dhe zhvillim ndërkombëtar për kategoritë nga U9 deri në U19.

“Klubi ynë po punon me ritme të larta drejt realizimit të një akademie të futbollit ndërkombëtar , duke pasur parasysh që numri i talentëve në Kosovë sa po shkon e po rritet edhe më shumë e kemi parë të nevojës së hapjes së një Akademie të Futbollit. Një akademi e futbollit e cila synon një zhvillim të hatashëm të një futbollistit qysh nga moshat e reja U9 e deri tek U19 , një akademi që i plotson kushtet europiane e shumë profesionale me ambiente të shumta futbolli , me staff profesional me pajisje e deri tek sukseset e shumta”, thuhet nder tjera në njoftimin e A&N-së.

Derisa kjo pritet të pëurohet që muajin e ardhshëm: “Akademia e futbollit FC A&N pritet që shumë shpejtë të përurohet si një projekt gjigand qysh në muajin tjetër apo më saktë gjatë fundvitit 2021. Besojmë që do dalim të suksesshëm , gjithashtu klubi ynë apelon tek Komuna e Prizrenit si dhe të gjithë sponsorët e donatorët e tjerë të na bashkohen ktij projekti i cili është për të mirën e futbollistëve e për të mirën e ktij vendi të shenjtë”, përfundoj A&N.

Related posts
Sport

Granit Begolli afër marrëveshjes me skuadrën e madhe kosovare

Sport

Këto janë 12 skuadrat që tanimë kanë siguruar kualifikimin nga grupet e Ligës së Kampionëve

Sport

PAMJET: “Shpërthen” stadiumi San Siro, shënohet goli i parë në ndeshjen Milan-Liverpool

Sport

Kroos me gol spektakolar zhbllokon shifrat në ndeshjen Real Madrid – Inter

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *