Sport

A&N ka një paralajmërim të madh për gjithë kundërshtarët

Të shtunën do të fillojë stinori i ri në Ligën e Parë të Kosovës, shkruan Gazetasheshi.com

FC A&N ka publikuar një fotografi në llogarinë zyrtare në Facebook, duke paralajmëruar edhe ndeshjen e tyre të parë ndaj KF Drenasit.

“Synimi ynë dhe i vetmi qëllim pra inkuadrimi në superligën e Kosovës , klubi ka kohë që ka filluar me organizimin perfekt ku nuk mungon asgjë dhe ashtu të bashkuar shpresojmë që të kemi suksese qysh në fillim me ndeshjen e parë”, shkruhet në njoftimin e klubit.

Njëri ndër transferimet e skuadres nga Prizrenit, Roni Gashi ka thënë: “Tashmë kemi kryer të gjitha përgatitjet e mundshme e me intezitet të lartë, kur të gjithë jemi vendosur që superliga po na pret. Kështu me besim të plotë besojmë që qysh nga loja e parë do të dalim me pikë të plota, e deri në fund të kampionatit do të kemi suksese, me ndihmën e tifozëve e me ndihmën e fatit synimi ynë do të arrihe lehtë”.

A&N do të luajë ndeshjen e parë ndaj Drenasit të shtunën me fillim nga ora 17:00, në stadiumin “BOKA” – Korishë.

Postime të ngjajshme
LajmeSport

Joshua - Usyk, këtu mund ta shikoni "LIVE" meçin!

LajmeSport

Momenti kur Florian Marku shpallet kampion

LajmeSport

FLORIAN MARKU TRIUMFON PËRBALLË BOKSIERIT UKRAINAS NË LONDËR

LajmeSport

Mbyllet rundi i pestë në ndeshjen Marku – Prodan, këto janë disa nga lëvizjet e menqura të boksierit shqiptar