Sport

Amir Rrahmani udhëhoqi Napolin si kapiten në fitoren e thellë në miqësore

Skuadra italiane e Napolit të dielën ka zhvilluar një ndeshje miqësore pak kohë para fillimit të garave në edicionin e ri.

Napolitanët u përballën me skuadrën e Bassa Anaunia të cilën e “demoluan” me rezultat 12-0, shkruan Demokracia.com.

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani u inkuadrua në pjesën e dytë në këtë sfidë tejet të lehtë për skuadrën e tij.

Me t’u inkuadruar në fushë, Rrahmani e mori shiritin e kapitenit dhe e udhëhoqi ekipin.

Ky është një sinjal i mirë për Rrahmanin, pasi që në vitet e ardhshme mund të jetë një “shtyllë” e klubit napolitan.

Ndryshe, Amir Rrahmani është kapiten te Kombëtarja e Kosovës.

Postime të ngjajshme
Sport

Munishi e uron emërimin e Begollit si trajneri i Vëllaznimit me këngën “Ani moj Shqipni”

Sport

Ja në sa ora do të parakalojnë në sheshin “Nënta Tereza” xhudistet kosovare

Sport

Ballkani sot luan miqësoren e radhës, ja me kë takohet

Sport

Dukagjini aranzhon miqësore me skuadrën e Ligës së Parë, ja kur do të zhvillohet!