Sport

Amir Rrahmani rrezikon të mos grumbullohet me Kosovën për ndeshjet e tetorit

Një nga mbrojtësit kryesor, Amir Rrahmani, pritet t’i mungojë Përfaqësueses së Kosovës në ndeshjet e tetorit dhe kjo padyshim që është një tjetër goditje e madhe, transmeton Gazeta Metro.

Kosova më 8 tetor zhvillon ndeshjen më të rëndësishme deri më tani në histori, ndeshjen gjysmëfinale ndaj Maqedonisë së Veriut në Shkup. Fitorja do të thoshte kalimin për në finale, aty ku ‘Dardanët’ mund të takohen me Gjeorgjinë ose Bjellorusinë dhe fitorja në finale do siguronte pjesëmarrjen historike për në Kampionatin Europian.

Kosova gjithashtu gjatë tetorit do zhvillojë edhe dy ndeshjet ndaj Sllovenisë dhe Greqisë. Në të tri këto ndeshje raportohet se do mungojë edhe Amir Rrahmani.

Sipas gazetarit italian, Tancredi Palmerit, autoritet lokale shëndetësore kanë vendosur për ndalimin e udhëtimit te skuadrës drejt Torinos, kur nesër është e paraparë që të zhvillohet ndeshja Juventus-Napoli. Në anën tjetër, kampioni në fuqi italian ka njoftuar se do dalin në fushë dhe nëse Napoli nuk luan, do kërkojnë fitoren me rezultat zyrtar 3-0.

Kurse, radio zyrtare e Napolit ‘Kiss Kiss’ ka njoftuar se gjithashtu autoritet lokale shëndetësore kanë vendosur edhe për ndalimin e lojtarëve te përfaqësueset e tyre.

Kjo do nënkuptonte që Amir Rrahmani nuk do mund të grumbullohet me Kosovën për ndeshjet e tetorit dhe kjo do ishte një tjetër mungesë e madhe.

Postime të ngjajshme
Sport

Interi merr vetëm një pikë përballë Monchengladbach në ‘San Siro’

Sport

Fitore minimale e Liverpool

Sport

Visoka tregon për formën e rikthyer te Vitia dhe synimin e klubit

Sport

Bayerni e nis furishëm mbrojtjen e titullit në Evropë